Si dhe ku Veprojmë ne?

Drita Security sot është një kompani rentabile që në veten e saj ka një numër prej 100 pjestarëve. Kompania udhëhiqet prej mbikqyrësve profesional dhe mbikqyrësve të ndërrimit. Ne kemi nën mbikqyrjen tonë rreth 600 objekte afariste si dhe 800 prona private në qytetin e Gjilanit, Kamenic, Novoberd, Viti etj.
Gjithashtu ofrojmë mbrojtje të afërt në shumë raste të cilat nuk janë të rralla. Karakteristikat e shërbimit tonë të sigurisë qëndron në atë se kemi një staf i cili me të vërtetë ka një experiencë të çmuar dhe shkollim adekuat si dhe paisje moderne të vëzhgimit dhe komunikimit. Shërbimet tona zakonisht janë 24 orëshe me vëzhgim të plotë dhe të sigurt.

Vetë fakti për shtimin e personelit dhe rritjes së territorit për përgjegjësi ju bën të mundshme që të kuptoni se kompania jonë është një kompani serioze me ambicje të mëdha për shtimin e personelit dhe përgjegjësisë. Kur themi shtimin e personelit gjithmonë kemi parasyshë vetëm 2 faktorë që për fat të keq janë shëndrruar në një kancer për shoqërinë kosovare papunësia dhe kriminaliteti e ne jemi gjithashtu të fokusuar që të zbusim të parën dhe të ndihmojme te parandalojmë të dytën.

Cilat shërbime ofron kompania e jonë?

null

1. Sigurimi fizik

Gjithashtu edhe kjo mënyrë deri më sot është treguar si një ndër mënyrat më të sukseshme për mbrojtjen e pronës.Garda (roja) është prezent 24 orë në apo përreth objektit dhe gjithmonë në lëvizje duke mos i dhënë hapsirë askujt që të ketë qasje në pronën  tuaj.Raportet me ju si pronarë dhe klientelën apo vizitorët tuaj nga ana e rojës gjithmonë kan qëndrim profesional me një komunikim efektiv dhe duke treguar shqetësim për të gjithë ju.Gjithashtu pamja e rojes ka rregulla sepse gjithmonë rojet tona janë të veshura sipas normave që parashihen me rregullat botërore të sigurise dhe me një pedantëri.

Gjatë gjithë kësaj periudhe roja është i obliguar që të raportoj bazën në kohën e caktuar për situatën në dhe rreth pronës tuaj. Kjo nuk mbaron këtu sepse roja është gjithashtu në periudhat e caktuara kohore i kontrolluar në vendin apo posiciónin e tijë.

Personeli jonë është i përgatitur gjithashtu edhe për raste të fatkeqësive të ndryshme si: zjarri, tërmeti etj.që në çdo moment të kujdesen që sidomos personeli i juaj të udhëzohet në mënyrë sa ma të mirë për situatat e tilla dhe njëherit janë të pwregaditur profesionalisht pë ofrimin e ndihmës së parë. Roja e jonë e ka për detyrë gjithashtu që të kujdeset edhe për masat kundër sabotimeve të ndryshme dhe çdo rreziku tjetër që ju mundeni të e vlersoni për pronën tuaj apo personin tuaj fizik. 

Personeli jonë ka kaluar nëpër një seri aftësimesh profesinale për çka edhe mund të dëshmohet për secilin me diplomat për këto  aftesi.

null

2. Siguri për persona me rëndësi të vecant –VIP

Siguri për persona me rëndësi të vecant zakonisht përkujdesemi që në këtë rast të kemi personelin më të përgaditur në cdo aspekt  dhe se në shumicën e rasteve janë të kycur vetë eprorët më të lartë të kompanisë me të vetmin qëllim që për as një moment mos të cenohet integriteti apo edhe disponimi i vet  VIP-së.Sistemi i ynë i sigurisë ndaj VIP-ve është sistem i dizajnuar duke u bazuar në sistemet më të njohura në botë të kësaj natyre.

null

3. Përcjellja e të mirave materiale me vlerë brenda vendit

Si kompani me një reputacion të veqant mundë të themi se besueshmëria e klientëve tanë ndaj kompanisë sonë ka rezultuar që dy vitet të fundit të na besohet edhe pjesa më e ndjeshme e bankave, arkave publike  të pagesave dhe kompanive në Kosovë:

Transportin e te mirave materiale  (Cash-të hollave) dhe deri më sot në kemi treguar një profesionalizëm të vërtetë sepse personeli i ynë i specializuar për një punë të tillë qysh më heret para se të filloj një operacion i tillë vlerëson sigurinë, rrezikshmërinë në rrugë dhe gjatë tërë marshutës, kushtet atmosferike, dendësinë e komunikacionit gjatë transportit dhe shumë detaje tjera që kërkohen për zhvillimin e një opracioni të tillë dhe suksesin e tij. Gjithashtu nuk duhet harruar se ky proces kryhet me paisje (makineri të blinduar).

null

4. Monitorimi elektronik përmes pajisjeve më moderne të monitorimit.

Përcjellja e zhvillimit të teknologjisë të sitemeve të vrojtimit elektronik në botë ka qenë, është dhe do mbetet pika më e ndjeshme e kompanisë andaj për këtë arsye edhe kemi krijuar një ekip të veqant për këtë lami. Ky ekip ka për detyrë gjithashtu që të bëjë montimin dhe monitorimin e pajisjeve elektronike të alarmit dhe të vrojtimit.
Kombinimi i sistemve elektronike me personelin gardist kanë sjellur rezultate të shkëlqyeshme sidomos në krijimin e një ambienti të sigurt për zhvillimin e punës apo bussineseve tuaja, dhe gjithashtu një siguri të veqant për pronën tuaj.
Paisjet tona elektronike janë paisjet e fjalës së fundit të teknologjisë së alarmeve, detektorëve dhe CCTV kamerave sipas VHF dhe UHF sistemeve. Ajka e të gjitha këtyre paisjve është sistemi i fundit që njihet me emrin ”ABSOLUT SECURITY”.
Ky sistem i monitorimit të objekteve apo pasurisë tuaj bëhet në mënyrë elektronike nga baza e jonë dhe është dyfish e monitoruar për 24 orë. Qdo hapje dhe mbyllje e objektit tuaj është e regjistruar në bazën tonë.
Në këtë sistem kemi edhe mënyrën e qetë që njifet me emrin SILENT ALERT (ALARMI I QETË) ku në rast nevoje krejt qka duhet bërë është ajo që dikush nga personeli i juaj të shtypë pullën që do të keni qasje vetëm ju dhe personeli i juaj dhe me këtë alarmohet baza e jonë e cila ne nje kohe sa me te shkurte  do të vije ne ndihme  tek lokacioni nga edhe ka ardhur sinjali, te cilin lokacion baza e njeh permes shifrave te dhena per qdo klient veq e veq.

null

5. Stërvitjen e kandidatëve të rinjë për gardistë dhe truproje.

Parimi kryesorë i kompanisë para se të filloj trajnimi edhe gjatë kohëzgjatjes së trajnimit bazohet në verifikimin e kandidatit për trajnim.
Në këtë verifikim ne gjithëherë bashkpunojmë me Institucionet gjygjësore, PK-në duke verifikuar se kandidati pik së pari nuk është nën hetime dhe gjithashu verifikojmë se më parë kanditati nuk ka qenë i ndjekur apo i dënuar më parë për thyerje të ligjit që përkeme vendin e punës në të ardhmen.
Si rezultat i kësaj që u tha më lartë janë edhe mirënjohjet për bashkpunim të sinqert dhe profesional nga Policia e Kosovës,  EULEXIT dhe KFOR-i. Kjo formë e bashkpunimit do të mbetet edhe në të ardhmen.

Të nderuar klient

Shpresojmë pak a shumë  kemi arritur të ju sqarojmë shumë gjëra që ndoshta deri më sot  ju kanë bërë të hezitoni që të mos na kontaktoni për shërbimet tona, po mos ngurroni që të na kontaktoni dhe ne do të jemi të gatshëm që të ju paraqesim edhe me shumë ngase që kemi thënë këtu dhe me siguri ju do të bindeni se ne jemi me të vërtetë kompani serioze dhe profesionale dhe se me praninë tonë tek dhe rreth jush ju do ta ndieni vehten shumë më të sigurtë se kurrë më parë, dhe se gjithashtu kjo prani e ynja do të u mundëson rehati dhe qetësi pë kryerjen e detyrave tuaja të përditshme nga të cilat edhe mvaret bussinesi i juaj. Plani dhe doktrina operative e aplikuar nga ana e kompanisë sonë gjithmonë është konform standardeve më të reja ndërkombëtare në këtë lloj të ofrimit të sigurisë.